Është sulmuar me molotov shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar për “Indeksonline” nga zv/drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Rreth ores 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrulim ka verejt Tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hymjes e cila ishte duke u djegur.
Zjarri eshte fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësu dera e hymjes së kësaj shtëpie.
Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktu nga koktej i molotovit.
Për momentin nuk kemi të dyshimt apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, ka thënë ai