8.3 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

​Hidhet koktej molotovi në drejtim të një shtëpie në Kishnicë

- Advertisement -

Sonte rreth orës 20:00 në Kishnicë të Novobërdës në drejtim të një shtëpie është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë.

“Shishja që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme, ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme. Nuk raportohet për persona të lënduar e as për dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë veprimet hetimore preliminare, të cilat aktualisht sugjerojnë që rasti është i izoluar në vetvete dhe të gjitha indiciet orientojnë në drejtim të tillë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit