Bashkimi Europian po i heq gradualisht masat e vendosura ndaj Kosovës. Kjo pasi njëri ndër kushtet për heqjen e tyre ishte edhe dorëzimi i pushtetit në mënyrë paqësore në katër komunat veriore.
Por, masat deri tash janë hequr diku në nivelin, 50%. Pra jo të gjitha. Por, ministri në detyrë i financave, siç bënë jashtëzakonisht shpesh, është përfshirë në propagandë pa përmbajtje, duke shkruar se masat e BE-së janë hequr. Njejt ka bërë edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Platoforma e specializuar për verifikim të fakteve, Hibrid.info, ka gjetur pasaktësistë e Muratit dhe Manxhukës.
Raportimin e Hibrid.info, mund ta lexoni këtu






