18.1 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Hezbollahu thotë se e ka shënjestruar Tel-Avivin, aktivizohen sirenat e alarmit në qytet

- Advertisement -

Sirenat e alarmit për sulme ajrore u aktivizuan të martën në qytetin Tel-Aviv të Izraelit, pasi Hezbollahu tha se e kishte me raketa bombarduar zonën Nirit, në periferi të qytetit.

Ushtria izraelite tha se rreth 20 raketa u shkrepën gjatë sulmit më të ri nga territori i Libanit – pesë prej tyre drejt pjesës qendrore të Izraelit, ndërsa 15 të tjera drejt pjesës veriore të vendit, dhe se u bënë përpjekje për t’i penguar ato. Ushtria tha se nuk pati raportime të menjëhershme për persona të lënduar, raporton gazeta “The Guardian”.

Copëza të raketave penguese ranë në qytezën veriore izraelite, Ma’agan Michael, duke u shkaktuar dëme automjeteve dhe një ndërtese, raportuan mediat izraelite, duke e cituar policinë.

Hezbollahu tha se e vuri në shënjestër me një grumbull raketash bazën “Glilot” të njësitit për inteligjencë ushtarake, 8200, që ndodhet në periferi të Tel-Avivit. Grupi libanez gjithashtu tha se vuri në shënjestër një bazë ajrore afër qytetit Haifa.

Në video të vërtetuara nga agjencia “Sanad” e televizionit “Al Jazeera” u shfaq tymi duke dalë afër vendbanimit Beit Aryeh, që ndodhet në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor dhe në lindje të Tel-Avivit, pasi sirenat e alarmit për sulme ajrore u aktivizuan në tri vendbanime të Bregut Perëndimor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit