0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Hetuesit gjermanë bastisin pronat e oligarkut rus, mik i ngushtë i Putinit

- Advertisement -

Autoritete gjermane kanë bastisur pronat e miliarderit rus, Alisher Usmanovm.

Kontrollet u kryen sot në disa prona të oligarkut rus, i cili është sanksionuar nga BE-ja, tha sot zyra e prokurorit publik në Mynih.

Ndërkohë mësohet se Alisher Usmanov është bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i presidenti rus, Vladimir Putin. Pothuajse 250 anëtarë të policisë federale (BKA) dhe ndjekjes penale të krimeve ekonomike morën pjesë në operacionet që u zhvilluan në disa shtete gjermane, duke përfshirë Bavari, Hamburg.

Baden-Württemberg dhe Schlesëig-Holstein, tha zyra e prokurorit.

Sipas meideve gjermane janë kryer kontrolle në 24 prona në total.

Usmanov, i cili vitet e fundit e ka kaluar kohën më të madhe në Gjermani, rezulton i zhdukur, pasi nuk është as në Rusi e as në Gjermani.

Hetuesit besojnë se oligarku ndodhet në vendlindjen e tij në Uzbekistan, siç raportohet nga Spiegel.

Midis viteve 2017 dhe 2022, i dyshuari ishte akuzuar se kishte fshehur disa miliona euro që i kishte fituar përmes aktiviteteve joligjore, përfshirë përmes ikjes së taksave. E gjithë kjo ishte bërë përmes “rrjetesh komplekse të kompanive dhe korporatave”, duke fshehur origjinën e parave, tha Policia gjermane.
Rreth 250 policë u përfshin në bastisje dhe evazioni fiskal vlerësohet se arrin në 550 milionë euro, raportoi revista Der Spiegel.

Në operacionin policor në total u shënjestruan 24 prona që i përkasin oligarkut rus dhe katër personave të tjerë, thanë prokurorët në Mynih.
Usmanov po ashtu akuzohet se ka përdorur fondet e ngrira nën sanksionet e BE-së për të paguar monitorimin e pronave nga kompani të sigurimeve, thanë prokurorët gjermanë.
Katër personat e tjerë dyshohet se kanë ofruar për oligarkun shërbime të vëzhgimit.

Mediat gjermane më herët gjatë këtë viti raportuan se autoritetet kishin konfiskuar jahtin “Dalibar”, në pronësi të Usmanovit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit