-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të lehtë trupor  

- Advertisement -

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Yllka Domi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.

IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore).

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë.

Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (zyrtarin e stafit civil) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe  “sulm ndaj personit zyrtar” .

Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative është suspenduar.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit