Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, është shprehur e befasuar me hetimet për sulmin terrorist në Banjskë.
Ajo e ka quajtur të pakuptimtë, siç e quan, zvarritjen e hetimeve ndërkohë që Serbia ende nuk është ndëshkuar.
Tahiri ka shkruar se më së shumti është e befasuar me ShBA-në pasi BE-së i duhet muaj për marrjen e vendimeve.
Postimi i plotë:
Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit te Banjskes nderkohe qe Serbia ende nuk u ndeshkua! E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale! Po me befason SHBA-ja – sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…