30.7 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Hetimet ndaj punëtorëve të Telekomit, Murati kritikon prokurorët

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorët e shtetit, duke thënë se po heton punëtorët e Telekomit që kanë ngritur zërin “kundër plaçkitjes” dhe jo ndaj “plaçkitësve” të 4.4 milionë eurove.

Sipas Muratit, prokurorët nuk po i shërbejnë popullit dhe drejtësisë.

“Nga ajo që dihet deri më tani, prokuroria ka nisur hetime vetëm ndaj punëtorëve të Telekomit që kanë ngritur zërin kundër kësaj plaçkitjeje.

Ndërsa për plaçkitësit e 4.4 milionë eurove nuk ka ndonjë indikacion se ka nisë ndonjë hetim.

Kujt po i shërbejnë këta prokurorë?

Popullit e drejtësisë sigurisht që jo” shkroi Murati.

Të ngjashme

Të fundit