Home Lajme Hetemi thotë se “nuk vërejti asgjë të dyshimtë” kur pyetet për nënkryetaren serbe që shihet duke marrë drogë

Hetemi thotë se “nuk vërejti asgjë të dyshimtë” kur pyetet për nënkryetaren serbe që shihet duke marrë drogë

0
Hetemi thotë se “nuk vërejti asgjë të dyshimtë” kur pyetet për nënkryetaren serbe që shihet duke marrë drogë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.

Ai për klankosova.tv, u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara në Nacionale, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot e kanë mbajtur një mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

“Nuk e kam parë videon”.

”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai përklankosova.tv.

Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”.

Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës.

Exit mobile version