8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Hetemi i ngujuar, fshatrat shqiptare të Leposaviqit qe tri javë pa ujë (Video)

- Advertisement -
Hyrja fizike në objektin komunal të Leposaviqit, është e pamundur, për shkak të prezencës së KFOR-it dhe policisë. Por kryetarit Lulzim Hetemi, që është ngujuar këtu tash e dy muaj e gjysmë, mund të mos i ketë mbërri as informacioni se në fshatrat shqiptare të kësaj komune, Koshtovë dhe Cerajë, qe tri javë mungon uji i pijes.

Kësisoj, ujë nuk ka as në stacionin policor në këtë zonë. Megjithatë, forcat e rendit kanë mënyra alternative për t’u furnizuar.

Koshtovasi Hamëz Murseli po detyrohet ta marrë ujin nga lartë, me veturë. Por për Klan Kosova ankohet se kjo metodë se nuk është zgjidhje, njofton Klan Kosova.

“Tash është prishë pompa, po edhe miliarda me pasë kushtu ajo pompë, ish dashtë me e rregullu. Po thonë se komuna duhet me e rregullu, por ju po e shihni si po funksionon komuna, nuk jam duke e ditë as ku me u anku”, shprehet ai.

Kështu po ia del edhe Avni Halili nga Ceraja. Ky thotë se pushteti lokal do të mund t’ua sanonte problemin e pompës që e sjell ujin këtu nga Bistrica.

“Zyra lokale për komunitete në Bistricë, ka shku përmes saj në komunë, sa herë ka pasë probleme. Tash komuna nuk po funksionon. Kryetari është, por bile nuk e di nëse është në dijeni për këtë punë. Kryesorja është që Ceraja dhe Koshtova janë pa ujë, kur është i nxehti më i madh”, ankohet Halili.

Nga kabineti i Lulzim Hetemit fillimisht thanë se askush nuk e ka adresuar këtë problem, ndërsa më vonë nuk u lajmëruan nëse kanë marrë informata më të sakta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit