Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ishte kryetar i vetëm që nuk mori pjesë në takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarët e komunave të Kosovës.
E për mosprezencën e tij ka folur për medie ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se nuk e di pse Hetmi nuk ka marrë pjesë në këtë takim.
“Mundesh me u adresu edhe tek kryetari i komunës. Sidoqoftë ne kemi koordinim të rregullt me kryetarin e Leposaviqit. Edhe z. Aliu është vazhdimisht në kontakt. Po sigurisht që do të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme, mirëpo sot nuk ishte prezent, por ishin prezent tre kryetarë të tjerë.” – ka thënë Krasniqi.
“Nuk e di pse s’ka marrë pjesë në këtë takim. Por, ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me të.” – ka thënë ai para medieve.
Kujtojmë se që nga muaji maj, Hetmi po qëndron i mbyllur në objektin e komunës së Leposaviqit.