4.3 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

HESHTJE NË FESTË

- Advertisement -

Shkruan: Demokrat VATAJ

Për nga titulli ngjason se jemi duke lexuar ndonjë roman letrat me poezi dashurie, që shpalos tregime, a momente të ndryshme të shoqërive në momente festive, private të tyre, por në faktë është një shkrim që ngjason me një roman që shpalon plotë histori, tregon shumë sakrifica e mundime të popullit të një vendi, por në të njejtën kohë na mundëson që ta shohim e kuptojmë edhe dashurinë e këtij popullit ndaj vendit i cili i rriti e ua mundësoj që tani ta duan, të luftojnë e ta ruajnë si asgjë tjetër.

Vuajtën, u përpjekën, punuan në heshtje, dhanë gjithçka që të gëzohen për çlirimin e vendit, për lirinë e shumë kërkuar e pritur gjenertë pas gjenerate.

Edhe ky gëzim, kjo lumturi, nuk erdhi si një surpriz, e as si një dhuratë që dikush ta jep nga vetja, po në faktë, kjo festë për mëvetësin e vendit erdhi me mundime, me gjak, me dëshmorë, me martirë, me viktima të pafajshme, me invalid ndaj të cilëve duhet hequr kapelën e falënderuar, me mirnjohje e respekt të veçantë.

Në rrethana të kohës nga një vullnet i madh që nuk mund të ndalonte organizimin, e mobilizimin e popullit të Kosovës, lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ushtri kjo që u formua nga trimat të cilët nuk kursyhen asgjë nga vetja për çlirimin e lirin e shumë kërkuar, ku në këtë formim shumë gjenerata kontribuan. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte shpresa që Kosova tani ka rrugën drejtë çlirimit, ku në këtë uniform në mënyrë shumë vullnetare, e me dashuri ndaj atdheut shumë djem e vajza kapën armët në duar për të kontribuar për të shtrejtën liri.

Lirinë me të vërtetë shtrejtë e paguam si popull, si shoqëri, po tani edhe si Shtet. Mes shumë konferencave, takimeve politike e gjeopolitike, analizave përpjekjeve për tu koordinuar me popull e bashkësinë evropiane, në një konfuzitet e protesta, si një paqartësi në vendin tonë erdh qetësia pas stuhis, qetësi që shpërtheu në festën për Pavarsin e Kosovës.

Në një heshtje erdh momenti që festojmë, në një ditë dimëri të muajit shkurt, u ngrohen shumë e shumë zemra shqiptare, ku në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Festa ishte e madhe, njerzit besuan, filluan të punonin të ndërtonin, kishte shpresë e vullnet se tashmë shteti u bë, edhe njohjet nga vendet të ndryshme të botës erdhën në mënyrë të shpejtë. Hashim Thaçi si kryeministër i vendit, rregulloi infrastrukturën që ishte e shkatërruar nga lufta e fundit në vend, ndërtoi spitale e shkolla, vazhdoi koordinimin për të bashkpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e Bashkimin Evropiane (BE), për të krijuar e funksionalizuar administratën, gjykatat për rend e ligj, universitetet për tu arsimuar rina e vendit tonë, besoi në formimin e funksionimin e sigurisë ku u bë Policia e AKI-ja e vendit që po i shërben qytetarëve të Republikës të Kosovës, nuk u ndalën së punuari për ta formuar edhe ushtrinë e vendit, që u bë, Forca e Siguris të Kosovës (FSK) Të gjitha këto u bënë me punë, diplomaci e bashkpunim të ndërsjelltë me ShBA-në e BE-në. Pas një periudhe si kryeministër Hashim Thaçi, nëpërmjetë Parlamentit të Kosovës u emërua president i Republikës të Kosovës.

Në rrethana të ndryshme për një kohë, Ushtria Çlirimatre e Kosovës, pas Pavarsisë, prej politikave të Beogradit e nëpërmjet gjykatave ndërkombtare, tentuan që t’i mposhtin çlirimtarët, po vazhdojn ende, ku në Hagë padrejtësisht, po mbahen, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ish- kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, e shumë shok të tjerë, ushtarë e komandant të UÇK-së.

Prandaj këtu po gjykohet edhe shtetësia që dikur e pritum me padurim, që kur ishim në heshtje, fal tyre e shokëve të tjerë festuam, ndërsa sot po festojmë të heshtur, nga malli që në mesin tonë nuk janë udhëheqësit tanë.

Kosova do të triumfoj së bashku me juve me lirimin e pafajësin tuaj se jeni historia e këti shteti.

“Mos ta harrojmë historinë se ajo mund të na përsëritet”.

Kosovë urime 17 (shtatëmbëdhjetë) vjetorin, je mburrja jonë për të punuar e festuar!

* Autori është mban titullin  MA i Arkivistikës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit