19.1 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Heshtja e VV-së karshi Speciales, Miftaraj: Hipokrizi, sistemin gjyqësor në Kosovë e ofendojnë sa herë t’u ipet rasti

- Advertisement -

Ehat Miftaraj nga Instituti Kososvar për Drejtësi ka konstatuar “hipokrizi” te pushteti ditor e në detyrë i vendit, përkatësisht Vetëvendosja, se sa i përket Gjykatës Speciale janë të heshtur dhe ia ruajnë “pavarësinë…si vlerë demokratike” ndërsa sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vend “e ofendojnë dhe sulmojnë sa herë t’u ipet rasti”.

“Çfarë hipokrizie

Në njërën anë sigurohet me ia ru pavarësinë gjykatës speciale në Hagë që si parim i ndarjes së pushteteve është vlerë demokratike.

Në anën tjetër sulmon dhe ofendon sa herë i ipet rasti sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, duke cenuar dhe dëmtuar rëndë parimin e ndarjes së pushteteve dhe besimin e publikut në institucionet e drejtësise”, tha Miftaraj.

Të ngjashme

Të fundit