Gazetari Vehbi Kajtazi, është shprehur i “habitur” pasi opinioni po e kërkon reagimin e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.
Kajtazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani e ka në shtëpi personin i cili i sulmon mediet, prandaj sipas tij është e kotë që të kërkohet reagimi i Osmanit pasi ajo “nuk e kapërcen veten për të dalë në funksionin e saj kushtetues”.
Deri më tani sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla, e kanë dënuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, liderë opozitarë e gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe presidentja Vjosa Osmani.
Diplomati kosovar në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, ka ofenduar në katër raste mediat dhe gazetarët duke i quajtur ato, madje në një rast i ka quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Postimi i plotë i tij:
Po me habitni me kerkesat per reagim te presidentes lidhur me sulmin fizik kunder gazetarit, Valon Syla. Presidentja e ka ne shpi sulmuesin e mediave dhe gazetareve.
Ai, Luan Dalipi e plote vartes te Albin Kurtit jane frymezues dhe lehtesues te sulmeve kunder gazetareve.
Vjosa Osmani eshte veç sherbetore e Kurtit dhe idhnake qe nuk e kapercen veten per te dale ne funksionin e saj kushtetues. Kot ka kompetenca. Eshte dhe do te mbetet vetem Vjosa Osmani!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=147124534979535&id=100090459666297&mibextid=Nif5oz