Heroi i papritur i Bosnjës, 14-vjeçari ia fshehu Donnarummas letrën me listën e gjuajtësve të penalltive

- Advertisement -

Në suksesin historik të Bosnjës ndaj Italisë dhe kualifikimin në Botëror, një rol të veçantë ka luajtur një protagonist i papritur: një djalë vetëm 14-vjeçar.

Ai quhet Afan Cizmic dhe është mbledhës topash, i cili u kthye në hero në vendin e tij për një veprim të zgjuar gjatë serisë së penalltive.

I riu, që aktivizohet në ekipet zinxhir të NK Celik, arriti të merrte një fletë shumë të rëndësishme nga Gianluigi Donnarumma, ku ishin shënuar informacionet për goditësit boshnjakë.

“Pashë që kishte diçka pranë peshqirit dhe e kuptova menjëherë çfarë ishte. E mora dhe e fsheha,” – tregoi ai.

Sipas Cizmic, në atë fletë ndodheshin të gjitha detajet për mënyrën si godisnin penalltitë lojtarët e Bosnjës:

“Pa atë fletë, Donnarumma u detyrua të vepronte me intuitë.”

Një moment që rriti edhe më shumë tensionin në fushë, ndërsa portieri italian reagoi i zhgënjyer dhe i zemëruar kur kuptoi se fleta kishte humbur.

Ky episod, i cili fillimisht kaloi pa shumë vëmendje, tashmë është kthyer në simbol të suksesit të Bosnjës.

Madje, fleta e humbur pritet të dalë në ankand si një relike e veçantë, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, përcjell Syri.

Ndërkohë, tifozët boshnjakë kanë nisur një nismë që 14-vjeçari të shoqërojë ekipin në Botëror si një lloj maskote, duke e kthyer atë në një figurë ikonike të kësaj arritjeje historike.

 

Të ngjashme

Të fundit