Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Lucas Hernandez, i ka këputur ligamentet dhe do të jetë jashtë fushave të blerta, nga gjashtë deri në shtatë muaj.
Kështu ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e PSG-së, teksa nuk do të jetë as pjesë e Francës në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Hernandez u lëndua gjatë ndeshjes që parisienët e zhvilluan ndaj Borussia Dortmundit, ku u desh që të largohej më herët nga fusha.
Ai ka zhvilluar deri më tani 41 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar dy të tjerë.