Konferenca për shtyp e Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar pa pyetje nga gazetarët.
Në vend të kësaj, Donald Trump e ka falënderuar përsëri Vladimir Putinin dhe i ka thënë: “Do të flasim shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt.”
“Herën tjetër në Moskë,” ka qenë përgjigjja e Putin.
Trump ka komentuar, duke thënë: “Kjo është një pyetje interesante,” dhe shtoi: “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh si një mundësi”, shkruan Skynews.