Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb në Kosovë, vendim që u mor nga Banka Qendrore, ka nxitur reagime të shumta kundër nga ndërkombëtarët.
Megjithatë gazetarja dhe analistja për çështjet e Kosovës, Afërdita Maliqi në një intervistë për “Ora News” u shpreh pro vendimit, të cilin e vlerësoi plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ajo e konsideron vendimin të drejtë, megjithatë theksoi se në lidhje me çështjen duhet të kishte më shumë komunikim me pertnerët strategjikë të Kosovës, si SHBA dhe vendet e Quint-it.
Banka Qendrore është e pavarur dhe njerëzit që janë në krye të saj zgjodhën të marrin një vendim, që është i drejtë dhe plotësisht në përputhje me ligjet, por është një vendim që është marrë në bashkëpunim dhe që i ka dhënë mbështetje edhe kryeministri Kurti.
Të gjithë e dimë që vendimi është Kuhstetues, por a është ky një vendim i marrë në kohën e duhur, këtu lë për të dëshiruar, dhe kjo është arsyeja që ka ngjallur reagimin e partnerëve ndërkommbëtarë, dhe nuk i ëhstë dhënë hapësirë komunitetit serb për të marrë masa për të tërhequr pensionet e tyre nga Serbia.
Pra, askush nuk e vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi, por po thuhet që nuk janë zbatuar të drejtat e serbëve në Kosovë”, theksoi ndër të tjera, gazetarja Afërdita Maliqi, duke e cilësuar këtë si një manovër i kryeministrit Kurtit për të tërhequr vëmendjen nga problemet e tjera me Asociaonin.
“Pasi dhe mënyra se si po qeveris Kurti është pak problem”, tha gazetarja Afërdita Maliqi.