Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin e Spanjës për t’i njohur pasaportat e Kosovës.
Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë “viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë”.
“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, tha Kurti.