8.9 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Heqja e sanksioneve të BE-së, Maliqi: Do të duhej të gëzoheshim për hapje të kapitujve për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Njoftimi se sanksionet e Bashkimit Evropian do të hiqen nga fundi i janarit të vitit që po hyjmë, ka bërë që pushteti t’i gëzohet në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Studiuesi Agon Maliqi tha se vendi do të duhej të gëzohej nëse do të hapte kapituj anëtarësimi në BE, siç është rasti me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Një elitë e tërë politike ia ka humbur këtij vendi orientimin strategjik duke abuzuar me trauma kolektive, duke i përmbysur prioritetet dhe duke e kthyer veriun në arenë performanse të patriotizmit. Sot gëzohemi për heqje të masave kufizuese për diçka që mund të fitohej edhe pa këtë kosto, ndërkohë që do të duhej të gëzoheshim për hapje kapitujsh anëtarësimi në BE bashkë me Shqipërinë. Pak kush po flet për atë që e kemi humbur këto dhjetë vjet dhe që do ta humbim edhe për dhjetë vitet e ardhshme me këtë kurs te budallëm politik të ndjekjes së bishtit të Serbisë”, tha Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit