Vendimi i Bashkimi Evropian për të hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës po vlerësohet si një hap pozitiv për vendin, ndonëse i vonuar.
Ekonomisti Safet Gërxhaliu tha në Edicionin Special në Klan Kosova se ky zhvillim është një lajm i mire për Kosovën.
“Lajmi për heqjen e masave apo sanksioneve ndaj Kosovës është një lajm i mirë, i qëlluar, një lajm i vonuar, një lajm që ka lënë dhe do të ketë gjurmë negative në ekonominë kosovare në të ardhmen”
Gërxhaliu shtoi se është e rëndësishme që situata të tilla të mbeten në të kaluarën, pasi rruga strategjike e Kosovës mbetet integrimi në familjen evropiane.
“Ky është një realitet me të cilin duhet të ballafaqohemi, dëshirojmë që siutuata të tilla në raport mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian t’i kalojnë të kaluarës sepse rruga kryesore e Kosovës është anëtarësimi në familjen evropiane dhe koordinimi i shumë vendimeve dhe forcimi i partneritetit po shihet se po jep rezultate pozitive”, tha ai.






