Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry ka dhënë një mesazh për Lionel Messin para ndeshjes mes PSG-së dhe Lyonit në Ligue 1 të Francës, ku kjo e fundit doli me tre pikë nga ‘Parku i Princave’.
Para fillimit të ndeshjes, Henry dëgjoi tifozët vendas duke fikshkëllyer fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi.
Ish-lojtari i tij te Barcelona, Henry reagoi menjëherë duke thënë: “Kjo është një çmenduri. Si mund të fishkëllehet lojtari që ka 13 gola dhe 13 asiste. Ai duhet të largohet sa më parë dhe të shkoj në Barcelonë”.
Kujtojmë që Lionel Messit kontrata me Paris Saint-Germain i skadon në fund të muajit qershor të këtij viti. Ai është në bisedime me krerët e PSG-së por ende nuk është arritur ndonjë akord.