Ish-kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson bëri homazhe për futbollistin e ndjerë, Diogo Jota.
Në Anfield, mijëra tifozë vendosën lule dhe bënë homazhe prej dje për Diogo Jotan, futbollistin e Liverpoolit që dje në orët e para të mëngjesit humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku.
E homazhi i Henderson ishte emocionues.
Ai nuk arriti t’i mbajë lotët, teksa kujtonte kohën e tij të kaluar me yllin portugez.