Home Sport Hendboll, Kosova U17 kërkon në Uzbekistan biletën për në Kampionat Botëror

Hendboll, Kosova U17 kërkon në Uzbekistan biletën për në Kampionat Botëror

0
Hendboll, Kosova U17 kërkon në Uzbekistan biletën për në Kampionat Botëror

Pasi e ka fituar garën IHF Trophy për Zonën Evropiane, Kombëtarja u17 e Kosovës në hendboll e vajzave e ka siguruar të drejtën e paraqitjes në IHF Tropy Ndërkontinentale.

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka vendosur që IHF Trophy InterContinental të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Ky kampionat ka peshë shumë të madhe për shkak se është kualifikues për Kampionatin Botëror të hendbollisteve të reja.

IHF Trophy Ndërkontinentale do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 3 mars të vitit të ardhshëm.

Të kujtojmë që Kombëtarja u21 e Kosovës në hendboll është e vetmja prej të gjitha sporteve që deri më tani është kualifikuar dhe është paraqitur në Kampionat Botëror.

Tani këtë e synon edhe Kombëtarja u17, që në tetor e fitoi vendin e parë në IHF Trophy për Zonën Evropiane.

Exit mobile version