Kosova dhe Britania e Madhe përballen të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.
Ndeshja e dytë është të shtunën në Derby të Anglisë.
“Dardanët” synojnë që në ndeshjen e parë ta bëjë hapin e madh drejt kualifikimeve të rregullta.
Të përzgjedhurit e selektorit, Bujar Qerimi, janë grumbulluar javën e kaluar ku edhe i luajtën dy miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Verdhekaltërit” e kanë vazhduar më pas punën në Prishtinë, ndërsa atmosfera është shumë e mirë.
Kombëtarja llogaritet favorite ndaj Britanisë së Madhe, ndërsa këtë duhet ta dëshmojë në fushën e lojës, njofton Federata e Hendbollit.
Në nëntor, Kosova i luajti dy ndeshje të forta me Sllovakinë në kualifikimet për Botëror.
Njërën prej tyre e fitoi, derisa tjetra fitore në Prishtinë synohet të mërkurën mbrëma ndaj Britanisë së Madhe, që në nëntor pësoi dy humbje të thella nga Finlanda.
Grupi i lojtarëve është kompletuar të martën dhe të gjithë lojtarët që ishin në listë janë të gatshëm për lojë. Shpresohet edhe në përkrahje të madhe nga tribunat e palestrës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Ndeshja do të transmetohet në RTK.