Kosova e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Mesdhetar në hendboll.
Kombëtarja U-18 në hendboll, e ka mposhtur Irakun me rezultat 24:16.
Kosova U18 mori edhe pikët shtesë për shkak të fitimit të dy prej tri periudhave (9:5, 9:5, 6:6).
Më i miri në këtë ndeshje u shpall Diolen Ajvazi.
“Dardanët” në ndeshjen e parë triumfuan kundër Malit të Zi.
Të marten hendbollistët kosovarë do të përballen me Turqinë.