Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po rikuperohet nga një rast helmimi nga ushqimi, tha zyra e tij të dielën, duke shtuar se ai do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme, raporton Reuters.
Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u konstatua se po vuante nga një inflamacion i zorrëve dhe dehidrim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, thuhet në një deklaratë.
“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do t’i menaxhojë punët e shtetit prej andej”, shtoi zyra e tij.
Netanyahut në dhjetorin e kaluar iu hoq prostata pasi u diagnostikua me një infeksion urinar.