18.4 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

Helmohen rreth 30 pushues polak në Vlorë

- Advertisement -

Rreth 30 pushues polak janë helmuar në Vlorë.

Dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit, ku më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Të 30 janë duke u trajtuar në spital, ndërsa disa prej tyre do të marrin regjim spitalor pasi janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, shkruan TopChannel.

Një tjetër autobus me rreth 50 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit