14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Helikopterët “Black Hawk”, videoja propaganduese e VV-së demantohet nga vetë Albin Kurti

- Advertisement -

 

Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video, ku krenohet me të bëmat e Qeverisë Kurti II në këto katër vite.

Në sektorin e mbrojtjes, aty përmenden veprimet që janë ndërmarr në armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndër të tjera, aty pretendohet se Kosova ka blerë nga ShBA-ja edhe helikopter “Black Hock”, ndonese deri me tani Kosova nuk e ka blerë asnjë helikopter të tillë.

“Investuam në Forcat e Sigurisë si asnjëherë më parë, duke trefishuar buxhetin, katërfishuar trajnimet, duke blerë sistem modern të armatimit si dronë bajraktar, sistem antitank javelin, helikopterët Black Hock dhe tash po ndërtojmë fabrikën e municionit”, thuhet në vidën e VV-së.

Një pretendim i tillë demantohet edhe nga vetë kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdimisht thoshte se Kosova “do të blejë” nga ShBA-ja helikopter të tillë.

Një gjë të tillë e kishte thënë edhe gjatë tubimit në Ferizaj.

“Po nga kjo Amerikë mike, po nga kjo partnere e aleate, po blejmë raketa anti-tank “Javelin” e do të blejmë edhe helikopter Black Hock. Edhe helikopter që me i përkthy i bjen skifteri i zi, e të cilët ju këtu i njihni shumë mirë, sepse i keni parë shpesh teksa fluturojnë mbi qiellin e Ferizajt e aterojnë në Bondsteel. E pra, të njëjtit helikopter do t`i kenë edhe pilotët tanë, edhe ushtria e jonë”, kishte thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit