![Hekurudha Durrës- Prishtinë, dy shtetët dakordohen përfundimisht se nga do t’i bie trasea Hekurudha Durrës- Prishtinë, dy shtetët dakordohen përfundimisht se nga do t’i bie trasea](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_20240110_193342_Facebook.jpg)
Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se përfundimisht dy shtetet janë dakorduar dhe punimet do të fillojnë intensivisht, shkruan Insajderi
“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu në Facebook.
Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.
“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”.
Ndryshe sot kryeministri shqiptar Edi Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë.
Me dakordësinë dhe të palës kosovare, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.