30.4 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Hekuran Murati sulmon Gjykatën Supreme që ia rrëzoi udhëzimin për arkat fiskale, përmend gjyqtarët me emër

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ia ka shfuqizuar udhëzimin e ri administrative për arkat fiskale. Murati duke ua përmendur emrat gjyqtarëve të Supremes që kanë marrë këtë vendim, ka thënë se i njëjti është vendim absurd dhe se nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit..

“Monopoli i arkave fiskale me kosto enorme për bizneset tatimpaguese, i vendosur në kohën kur Bedri Hamza kishte qenë Ministër i Financave, parashihej të merrte fund me Udhëzimin e Ri Administrativ, i cili hapte rrugën për arkat fiskale digjitale, siç tashmë e kanë bërë edhe shumica e shteteve në rajon.

Mirëpo sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet”, ka shkruar.

“Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale. Si pasojë e këtij vendimi, bizneset do të vazhdojnë të kenë kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro në vit”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

Të fundit