11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hekuran Murati: Gjatë vitit 2023 janë shtuar 9 mijë e 800 ndërmarrje të reja

- Advertisement -

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja.

Përmes një postimi në Facebok, duke iu referuar të dhënave të ASK-së, ai ka thënë se trendi i vitit 2023 ka vazhduar dhe në 2024.

“Sipas ASK-së, gjatë vitit 2023 janë shtuar 9,807 ndërmarrje të reja neto, pra 11,409 ndërmarrje të regjistruara të reja dhe 1,602 ndërmarrje të shuara. I njëjti trend ka vazhduar edhe në vitin 2024, ku për 8 muajt e parë kemi 8,021 ndërmarrje të reja të regjistruara, apo mesatarisht 1 mijë regjistrime të reja në muaj. Kjo na bën të besojmë që deri në fund të vitit do të kemi rreth 12 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara”, ka thënë ai.

“Ndërsa opozita në anën tjetër bën huqjen e radhës duke pretenduar se në vitin 2023 ka pasur rënie të numrit të bizneseve”, ka thënë Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit