24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Hekuran Murati e shpërblen shokun e babait, fiton tenderin e dytë nga Ministria e Financave

- Advertisement -

Ministria e Financave ka shpërblyer me tender për herë të dytë, mikun babait të Ministrit Hekuran Murati. Agron Çerkini që edhe më parë kishte përfituar nga ministri Murati duke u angazhuar si konsulent për tatimin në pronë, tashmë është angazhuar si “ekspert në bujqësi”.

Ministria që udhëhiqet nga Hekuran Murati, ditën e djeshme 21.05.2024, ka dhënë njoftimin për kontratë lidhur me tenderin “Angazhimi i një eksperti të Bujqësisë”.
Me kontratë u shpërblye Agron Çerkini i cili është person i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati, raporton Insajderi.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 8 mijë euro.

Agron Çerkini, që tashmë është ekspert i bujqësisë, kishte përfituar edhe më parë nga ministria e Muratit.

Ai ishte angazhuar si konsulent për tatimin në pronë.

Ministria e Financave kishte nënshkruar kontratë me të për konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit në pronë me 27.01.2023.

Ai merrte aty një pagë prej 2 mijë e 400 euro.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se Çerkini është i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati.

Muhamet Murati (babai i Muratit) ka shoqëri me Çerkinin. Ata dalin edhe për të pirë kafe së bashku.

Në anën e majtë babai i Hekuran Muratit dhe në anën e djathtë Agron Çerkini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit