Mediat kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, shkak u bë vonesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.
Në konferencë pritej që të dilnin ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Meqë Murati nuk pati mundësi ta mbante konferencën, ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar për lajmin që do ta tregonte në konferencë.
Postimi i plotë:
⚡️ Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar 💰 për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P12”.
Kursejeni energjinë elektrike!