Home Lajme Hekuran Murati e fton deputeten e AAK-së që t’ia bëjë “follow”

Hekuran Murati e fton deputeten e AAK-së që t’ia bëjë “follow”

0
Hekuran Murati e fton deputeten e AAK-së që t’ia bëjë “follow”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar deputeten e AAK-së, Albana Bytyqi që t’ia bëjë “follow” në rrjetet sociale.

Shkak për këtë ishte diskutimi replika e kundër-replika mes tyre lidhur me shtimin e bizneseve të reja e vendeve të reja të punës po ashtu.

Fjalën më pas e mori Murati, duke i thënë Bytyqit që t’i ndjekë “online” Muratin e Kurtin.

“Sa i përket hapjes së bizneseve të reja e ndihmën e tyre, të ftoj që të bëni “follow”, ose mua, ose kryeministrit edhe e shihni”, tha ndër tjerash Murati.

Kujtojmë se seanca e sotme e Kuvendit po vazhdon edhe në momentin kur po shkruajmë.

Exit mobile version