0.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Hekuran Murati dëmtoi buxhetin për gjysmë milion euro – pagoi pensionet edhe pas vdekjes së përfituesve

- Advertisement -

Ministria e Financave e udhëhequr nga Hekuran Murati e ka dëmtuar për afro gjysmë milion euro buxhetin e shtetit.

Kjo pasi ka vazhduar t’i paguaj pensione për personat edhe pas vdekjes së tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Kështu ka gjetur Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e cila ka konstatuar se Ministria e Financave përgjatë vitit 2021 ka realizuar gjithsej 3 mijë e 314 pagesa, në vlerë totale prej 465 mijë e 121 euro për pensione edhe pas vdekjes së përfituesve.

“Mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave shkaktojnë pagesa të parregullta, duke dëmtuar kështu buxhetin e Ministrisë”, thuhet në raport, shkruan Gazeta Insajderi.

Auditori e rekomandon ministrin Hekuran Murati t’i analizojë në hollësi çështjet e pagesave më sipër dhe të shqyrtoj mundësitë për kthimin e tyre nga shfrytëzuesit në llogarinë e buxhetit.

“Gjithashtu duhet të siguroj forcimin e kontrolleve të brendshme përmes komunikimit në kohë reale në mes të regjistrave me regjistrin civil, të bëj krahasime sistematike të listave të përfituesve me informatat e marra nga ATK dhe regjistrit civil, si dhe të krijoj një komunikim më efektiv ndërmjet data bazave të skemave pensionale”, shkruhet në dokumentin e përpiluar nga gjashtë zyrtarë të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit