20.7 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është deklaruar sa i përket procesit të gjykimit në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“VV ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale… Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kemi kundërshtuar kemi refuzuar, nuk qëndron ajo çfarë është thënë atëherë, se do të pastrojë vetëm emrin. Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera, ato çka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve. Por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Murati.

Të ngjashme

Të fundit