2.2 C
New York
Tuesday, March 17, 2026

Buy now

Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati që tha se përqindja më e lartë e tenderëve njëburimor ka qenë në qeveritë e kaluara.

Bajrami ka publikuar raportin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku tregohet se janë nënshkruar 2123 kontrata një burimor me vlerë 272,954,724.00 EUR.

Më tej, ajo ka kërkuar nga Murati të tregojë se çfarë kanë shpifur.

“Hekuran, Ku janë shpifjet?Ku është propaganda? Shko në Prokurori vizatoju grafa, nashta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepën në ”baza meritore”. Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër.” – ka shkruar ajo në Facebook

 

Të ngjashme

Të fundit