-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Heidi Lushtaku sjell donacion për QPDG, Lladrovci e falënderon

- Advertisement -

Sot, në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha e Qendrës, Kadire Tahiraj, pritën në takim, ish presidenten, Atifete Jahjaga dhe Heidi Lushtakun e cila ka dhënë donacion për këtë qendër.

Pa përparimin e gjendjes së gruas në shoqëri dhe barazi të plotë, e ardhmja mbetet e vështirësuar dhe me shumë sfida, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me dy buqeta me lule, bashkë me Kadiren, pritëm para Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, ish presidenten Atifete Jahjaga dhe Heidi Lushtakun me bashkëpunëtore, të cilat sollën një donacion për Qendrën.
E falënderova znj. Jahjaga për angazhimin dhe përkushtimin e madh për gratë dhe projektet e ndryshme për Kosovën me “Fondacionin Jahjaga”, duke u bërë shembull i aktivizmit për shumë kauza.
E falënderova po ashtu, znj. Lushtaku për donacionin me vlerë të çmuar, për gratë, anëtare të QPDG, duke u bërë përkrahëse e tyre dhe perspektivës për punë dhe veprimtari të pavarur.
Pa përparimin e gjendjes së gruas në shoqëri dhe barazi të plotë, e ardhmja mbetet e vështirësuar dhe me shumë sfida.
Respekt znj. Jahjaga dhe znj. Lushtaku!
Ju lumtë për punën që bëni znj. Kadire!

https://www.facebook.com/share/p/1KJE8LT7ud/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit