Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci vendosi të heqë dorë nga moderimi i spektaklit “Goca dhe Gra”. Gjatë emisionit, ajo tha se do të largohet nga Shqipëria dhe do të rikthehet në Itali, për arsye personale. Heidi u shpreh se kërkon të “rigjej veten” dhe tashmë ka prioritete të tjera.
“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, për dashurinë, respektin që më keni treguar. Por, vijnë ca momente që duam të jemi vetvetja. Nuk dua të krijohen polemika, por është vendim i peshuar, për arsye personale. Dua të rigjej veten, të bëj listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem. Sado jam ndjerë shumë mirë, kështu ndihem në këtë moment. Jam njeri që punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën, por jam e lumtur. Të ardhmes nuk i dihet kurrë, po tani këtë ndiej. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është mirënjohja për publikun, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, nuk do të doja kurrsesi të zhgënjeja asnjë, unë e di ç’është e mira në këtë moment për mua. Do të shihemi”, tha Heidi.
Tashmë në vendin e Heidi do të jetë Einxhel Shkira. Largimi i ish-banores së “Big Brother VIP 3” konfirmon ndarjen e saj nga Romeo Veshaj. Ata ishin një nga çiftet më të komentuara të “BBV3” dhe kohët e fundit kanë qenë në vëmendjeve të fansave, për shkak se po postonin më foto së bashku.