30.4 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Hedhja poshtë e vendimit- Gjykata Supreme e cilëson si ministër të jashtëligjshëm Muratin, e njeh si “deputet”

- Advertisement -

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë një udhëzim administrative të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për çështjen e arkave fiskale.

Në përputhje me nenet 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat përcaktojnë se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit, si dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre si deputetë të Kuvendit, gjykata vlerëson se ministri në detyrë përgjegjës për nënshkrimin e aktit nënligjor normativ të kontestuar i ka përfunduar mandati dhe përkatësisht ka qenë ministër në dorëheqje në momentin e nënshkrimit, përkatësisht publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim, shkruan Insajderi.

Supremja po ashtu përkujton se Ligji për Qeverinë, neni 31, përcakton se qeveria në dorëheqje është autorizuar të kryejë vetëm aktivitete të domosdoshme.

“Gjithashtu, në referim të kufizimeve të përcaktuara me nenin 31 të Ligjit në fjalë, Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet tutje në vendim.

“Në të njëjtën kohë, Udhëzimi Administrativ nr. 01/2025, është nxjerrë pa miratimin e Qeverisë, në shkelje të nenit 11 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë, i cili përcakton kompetencat e ministrive për propozimin e akteve nënligjore normative me karakter të përgjithshëm për miratim nga ana e Qeverisë”.

Po ashtu, Supremja e njeh Muratin vetëm si deptuet.

Të ngjashme

Të fundit