14.3 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Hedhet poshtë kallëzimi penal i Kusari-Lilës ndaj Simiç-it

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kundër deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, për incizim të paautorizuar.

Në aktvendimin që është publikuar nga mediumi “Nacionale”, theksohet se janë pushuar hetimet ndaj Simiç-it dhe se i njëjti nuk e kishte kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar”.

“Për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Slavko Simiç, ka kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’ nga neni 202 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Replikës së Kosovës, që i vihet në barrë sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve PP.II. nr4696-23 të datës 18.09.2024, dhe as ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në aktvendim.

Mediumi Nacionale kishte publikuar në qershor 2023 disa audio-incizime ku dëgjohej deputetja e partisë në pushtet Kusari-Lila, duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës për takime dhe koordinime me Listën Serbe dhe me kryekriminelin, Milan Radojiçiç, për disa çështje politike, si emërimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese e listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj, Kusari-Lila e kishte paditur Simiç-in për incizim të paautorizuar.

Të ngjashme

Të fundit