Hector Bellerin ka kompletuar kalimin te Sporting Lisbona.
Klubi portugez ka njoftuar këtë të martë për huazimin e mbrojtësit spanjoll.
Bellerin do të luajë deri në fund të sezonit si i huazuar nga Barcelona.
Në marrëveshje nuk është përfshirë ndonjë tjetër opsion.
Megjithatë, 27-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën.
Kësisoj, mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit se ku do të transferohet Hector Bellerin në mënyrë të përhershme.