Një ekip shkencëtarësh të Google po testojnë një mjet të ri të inteligjencës artificiale që mund të diagnostikojë sëmundjet duke vlerësuar zhurmat e kollitjes dhe frymëmarrjes.
Motori i ri është trajnuar përmes miliona regjistrimeve audio të zhurmave të prodhuara nga njerëzit. Sistemi Health Acoustic Representations (HeAR) mund të përdoret për të diagnostikuar sëmundje, përfshirë Covid-19 dhe tuberkulozin si dhe për të kuptuar sesa mirë funksionojnë mushkëritë e një njeriu.
Hulumtimi nuk është rishikuar ende nga kolegët dhe është ende shumë shpejt për të ditur nëse HeAR do të bëhet apo jo një produkt komercial.