26.3 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Haziri: VV-ja po e projekton një krizë, s’ka vullnet për ndërtimin e institucioneve

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar vonesën në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke akuzuar Vetëvendosjen se po projekton një krizë politike.

“Po shihet se nuk ka vullnet nga partia e parë [VV-ja] për të krijuar shpejt institucionet e dala nga zgjedhjet. Dhe kjo mungesë e vullnetit vjen si pjesë e mendësisë”, ka deklaruar Haziri në emisionin Debat Plus.

“Kjo vonesë nuk mund të quhet vonesë në ndërtimin e institucioneve, por krizë. Hymë në një krizë të projektuar nga partia e parë”, ka theksuar tutje ai.

Ai mes tjerash ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka rënë kurth vetëm nga komedianët rusë, por edhe në Marrëveshjen e Ohrit.

Haziri ka bërë të qartë se LDK nuk do të pranojë të ndjekë VV-në me çdo kusht në formimin e institucioneve, por as nuk do të krijojë bllok opozitar artificialisht.

Ai ka sugjeruar se LDK mund të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë nëse krijohen rrethanat e duhura.

“LDK-ja si parti e cila mund ta marrë nominimin, mund të krijojë shumicë dhe të formojë qeverinë. Nesër besoj se është e gatshme për zhvillime të tilla,” ka potencuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit