28.4 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga Vetëvendosje

- Advertisement -

Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është “kristal i qartë”.

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë gjykuar drejt dhe janë përgjigjur pyetjes së grupit të deputetëve që është udhëhequr nga deputetja Time Kadrijaj. Por, ata janë të prirë të përgjigjen vetëm pyetjes që parashtrohet, ndërsa në dispozitiv janë përgjigjur, dhe në arsyetim kanë ofruar argumente, fakte, shembuj konkretë – jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga vende me demokraci të njëjtë parlamentare, pak a shumë si ajo që Kosova e ka ndërtuar në këtë sistem dhe këta parametra,” ka thënë ai.

Tutje, Haziri ka thënë se partia e parë ka bërë lojë fjalësh lidhur me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e interpretuar atë në një standard krejt tjetër.

“Po trajtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si tavolinë suedeze. Ajo që i pëlqen, e merr dhe e komenton në interes të tyre, pjesën tjetër e injoron dhe nuk i referohet – pavarësisht në cilën pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është,” ka shtuar ai.

“Ata i kanë dhënë zgjidhje kërkesës së grupit të deputetëve, por partia e parë nuk po e implementon. Zaten, për herë të parë, Gjykata Kushtetuese është sfiduar në moszbatim të vendimit të saj,” ka përfunduar Haziri.

Të ngjashme

Të fundit