Dhjetë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësimet më të mëdha për njësitet e specializuara të Policisë kundër terrorizmit.
Ai ka thënë se këto njësi të specializuara kanë dëshmuar profesionalizëm, saktësi duke rezultuar me një operacion jashtëzakonisht të suksesshëm.
Funksionimi organeve të shtetit, sipas tij, është garanci edhe për politikën dhe për të gjithë ata që kanë pasur mosbesim ndaj rolit dhe mandatit të tyre.
“Jo vetëm që arritën me neutralizu dhe largu si kërcënim këtë grup të trajnuar terrorist, por këta arritën me eleminu çdo lloj dëmi të njerëzve që mund të jenë të pafajshëm, që mund të jenë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”, ka thënë Haziri në një intervistë për IndeksOnline.
Më tutje, ai ka thënë se duhet duartrokitur roli i drejtorit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, të institucioneve që është dashur të koordinohen nga minutat a para.
“Çdo minutë ka qenë i vlefshëm vet fakti që në minutat e para NATO ka leju në operacion me hy njësite e specializuara, mandat që është marrë para dy javë tregon qartë që janë bindë fakteve që ai grup terrorist duhet të neutralizohet”, ka theksuar ai.
Më tutje, ai ka thënë se nëse arrihet me u kapitalizu suksesi i madh i operacionit të njësive të specializune të policisë me politikë dhe diplomaci, atëherë beson se Kosova do të arrij me siguru një situatë të re në dialog, por jo më kërkesa që lidhën me emra të përveçëm, dhe jo me ankesa, por me plan konkret dhe pragmatizëm politik mund të ndryshohet raporti në dialog.