22.3 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Haziri thotë se Presidentja Osmani ka premtuar se do të jetë gardiane e pakompromis e Kushtetutës, por në praktikë ka qenë me “duar të lidhura”

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për raportet mes institucioneve të vendit, duke theksuar se Kuvendi është organi më i lartë kushtetues dhe se askush nuk mund të ndërhyjë në sovranitetin e tij.

“Kuvendi zgjedh presidentë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Qeveri. Të tjerët duhet t’i subordinohen Kuvendit të Republikës, dhe jo e kundërta”, ka shkruar Haziri.

Ai ka cilësuar si të paprecedentë sulmin e adresuar Gjykatës Kushtetuese para presidentes, duke shtuar se kjo ka hapur rrugë për sulme të tjera ndaj gjyqtarëve, të cilët sipas tij janë autoritete të zgjedhura me mandat e procedurë të njëjtë nga Kuvendi.

Sipas Hazirit, presidentja Vjosa Osmani ka premtuar se do të jetë gardiane e pakompromis e Kushtetutës, por në praktikë ka qenë me “duar të lidhura”.

“Republika, mbi të gjithë!”, ka përfunduar Haziri.

Të ngjashme

Të fundit