0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Haziri thotë se Kosovës i duhet të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Kosovës i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënryë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Ai thotë se kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është dhënë vendimi për liberalizim në qershor.

“Kjo është bërë e qartë edhe në letrat e dërguara nga Shtëpia e Bardhë. Që vendimet duhet të respektohen”, tha ai.

“Duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe duhet të ketë avancim në dialog”, shtoi ai.

Tutje Haziri ka thënë se Kosovës i rrezikohet stagnimi nëse nuk respektohen këto vendime.

“Mbetemi këtu ku jemi”, tha ai.

“Nuk shkon në BE duke shkarkuar borde e duke emëruar borde tjera”, shtoi ai. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit