Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin” i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka folur për seancën konstituive dhe situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
I pyetur pse po insiston Lëvizja Vetëvendosje me kandidatën e propuzuar Abulena Haxhiu, Haziri e ka vetëm një shpjegim.
“Për mos me ndodhë konstituimi i ligjislatures, nuk ka kurfarë spjegimi tjetër”, ka thënë ai
Haziri thotë se është i prirur të besojë që propozimi i Vetëvendosjes është adekuat për partinë e parë, por duhet menduar përtej partisë.
“Në raste tilla duhet me menduar përtej partisë, përtej një subjekti politik. Fundja është deputetja e parë në shumë vende Kryetari i Kuvendit është përfaqësusë i unitetit politik qytetarë”.
Deputeti i LDK-së e dështimet e seancavë konstituive i ka quajtur si qorrsokak politik.
“Jemi në një situatë kur është bërë një propozim që është e drejtë e fituar, por është mbetur shkurt në kuptimin poltik shumë shkurtë sepse nuk e mbërrinë mundësinë për me qenë e zgjedhurë së paku për 20-të herë dhe nuk po mundet me dalë prej qorsokakut politik”, ka thënë Haziri.
Haziri ka folur edhe për deklartatët e LVV-së ku po i fajësojnë partitë politike për bllokim.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 20-të për të konsiliduar ligjislaturen e 9-të këtë situatë Haziri e ka quajtur të neveritshme.
“është bërë e neveritshme kjo situatë lajmërimi cdo 48 orë në pamundësi me ndikuar në zgjidhjen e problemit. Deputetët e kanë vetëm një detyrë, të përfaqësojnë interesin e popullit të Kosovës dhe duhet të mbrojnë atë interes. Ne s’po mundemi ta mbrojmë asnjë llojë interesi që nënkupton të ndikojmë në zgjidhjen e problemeve të tyre”, ka thënë Haziri.